Reagim i ashpër në lidhje me manipulimin e Ligjit për tekstet shkollore dhe materiale tjera mësimore dhe didaktike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk heq dorë nga sjellja e ligjit krejtësisht të ri për tekstet shkollore ku futen materialet bashkëkohore të të mësuarit dhe ofrohet mundësia për dixhitalizim. Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe prindërve të mos iu nënshtrohen gënjeshtrave brutale dhe manipulimeve politike të plasuara në opinion nga ana e deputetëve të opozitës. Në interes të informimit objektiv dhe të vërtetë të opinionit me koordinim me Sekretariatin për Çështje Evropiane Ligji është kthyer që të plotësohet në pjesën e harmonizimit me dokumentet evropiane, si pjesë e procesit të harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë evropian.

Ligji sot është në rend dite në Qeveri, ku pastaj do të dorëzohet në Kuvend.
Gjatë harmonizimit me SÇE janë marrë parasysh dokumentet strategjike dhe rekomandimet e sjellura nga ana e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me arsimin dhe dixhitalizimin si : “Formësimi i së ardhmes dixhitale të Evropës”, (Shaping Europe’s digital future),”

Plani i veprimit për arsimin dixhital 2021-2027” (Digital Education Action Plan 2021 – 2027), Sfera Evropiane për arsimin deri më 2025 dhe Komunikenë për arritjet e zonës evropiane për arsim deri më 2025 dhe transformimin e arsimit dhe trajnimit për epokën e dixhitalizimit (European Education Area 2025 dhe Communication on Achieving a European Education Area by 2025 and resetting education and training for the digital age), në fokusin e së cilës është zhvillimi i shkathtësive dixhitale të nxënësve, krijimi dhe përdorimi i materialeve mësimore dixhitale , zhvillimi i platformës edukative zhvillimi shkathtësive dixhitale të mësimdhënësve dhe transformimi i shkollave në mjediset në të cilat trajtohen dhe zhvillohen shkathtësit dixhitale si dhe kompetencat e nxënësve me qëllimin përfundimtar të gjithëpërfshirjes më të madhe dhe rritjes së cilësisë në procesin arsimor.

Më konkretisht, në Shtator 2020, Komisioni Evropian miratoi dy iniciativa që kanë për qëllim forcimin e kontributit të arsimit dhe trajnimit në mbështetjen e BE-së nga kriza dhe të ndihmojnë në ndërtimin e Europës së “ gjelbërt” dhe dixhitale.
Nisma e parë është ringjallja e zonës evropiane të arsimit me gjashtë dimensione: cilësi, përfshirje dhe barazi gjinore, tranzicion i gjelbër dhe dixhital, mësimdhënës, arsim i lartë, Evropë më të fortë në botë.
Nisma e dytë është plani i ri për veprim për arsim dixhital (2021 – 2027) me iniciativa për arsim dixhital me cilësi të lartë, gjithëpërfshirës dhe të qasshëm në Evropë.

Plani parashikon veprim dhe bashkëpunim më të fortë midis vendeve anëtare në nivelin evropian, si dhe midis të gjithë palëve të interesuar, me qëllim që sistemet e arsimit dhe trajnimit të përshtaten për kohët dixhitale.
Kriza shëndetësore e ka vendosur mësimin në distancë në qendër të praktikave arsimore. Ajo nxori në pah nevojën për të avancuar arsimin dixhital dhe trajtimin e tij si qëllim kryesor strategjik për të mësuarit me cilësi të lartë në epokën dixhitale.

Ashtu siç do të tejkalohet faza e gjendjes së jashtëzakonshme e imponuar nga përhapja e pandemisë, ashtu do të rritet nevoja për zhvillimin e qasjes strategjike dhe afat gjate drejt arsimit dhe trajnimit dixhital.
Iniciativat e përmendura do të duhet të ofrojnë mënyra për të përmirësuar cilësinë, veçanërisht në drejtim të aftësive themelore dhe dixhitale, për ta bërë arsimin shkollor më gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe për të përmirësuar arritjet e nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës