Raufi: Aziri ka qenë në UÇK, por kjo nuk e bën te*rrorist! Fetai: Unë nuk e kam përmendur fjalën UÇK

Për të akuzuarit e “Monstrës” prokuroria ka kërkuar informacione nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, nëse ndonjëri i të aku*zuarve ka qenë pjesëtarë i UÇK-së. Kështu deklaroi mbrëmë në Click Plus avokati Naser Raufi, sipas së cilit, këto informacione janë kërkuar me qëllim që të rëndojnë mbi aku*zën dhe të ak*uzuarit të kenë dë*nim më të lartë.

“Në fjalët përfundimtare të prokurorisë, prokurorja ka kërkuar për çdo të aku*zuar informacione prej shërbimeve sekrete, se nëse ndonjëri prej të akuz*uarve është pjesëmarrës i ndonjë bande kr*iminele apo në ndonjë organizatë te*rroriste. Unë e di që vetëm vëllai i Bedriut, Fejziu ka qenë pjesëtarë, tjetër askush. Edhe ashtu kthetra që ka qenë për prokuroren ky është moment që dë*nimi të jetë shumë më i lartë, pasi që kanë qenë si anëtarë i UÇK-së”, tha Naser Raufi – avokat i të akuzuarve.

Të njëjtën deklaratë avokati Raufi e tha edhe dje në gjykatë në fjalët përfundimtare, e për këto pohime qysh dje replikoi prokurorja Fatime Fetai. Ajo tha se në asnjë moment nga ana e saj nuk është përmendur UÇK.
“Fjala UÇK, i nderuar trup gjykues, në gjithë fjalët përfundimtare a e keni dëgjuar ndonjëherë të vetme të përdoret fjala UÇK , nga unë apo nga çdo kush tjetër në procedurë gjatë 3 viteve që po zgjatë kjo procedurë. Asnjë në këtë procedurë nuk është i ak*uzuar për pjesëmarrje në UÇK, e as ndokujt i përkeqësohet pozicioni I tij në këtë procedurë për pjesëmarrje eventuale të tij në UÇK”, potencoi Fatime Fetai – prokurore.