Gazetari Arben Ratkoceri ka komentuar gjendjen aktuale me shumicën parlamentare. Retkoceri thekson se Qeveria aktuale do te zgjasë për aq kohë sa dëshiron VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja.“Alternativa edhe logjikisht, duket se presionin më të madh e dhe kërkesën kryesore e ka që kjo shumicë të zgjatë deri në fund të mandatit, mirëpo aty nuk ka garancion. Unë mendoj, dhe e them publikisht, kjo Qeveri do të zgjas aq sa donë VMRO-ja dhe BDI-ja”, deklaroi Ratkoceri.