Ratkoceri godet Abi Zekën: Ua lëvize kockat Adem Jasharit dhe Harun Aliut me Xhemijetin e Ferhat Dragës

Në një shkrim të fundit, Dështimi i reprizës “2020” anëtari i kryesisë së Alterantivës, Zeqirja Ibrahimi ka thënë se partia e tij dhe ai janë  gjeneratë që edukohen politikisht me Xhemijetin e Ferhat Dragës dhe qajnë si fëmijë me këngët për Adem Jasharin e Harun Aliun.

Këtë krahasim nuk ka mundur ta përtyp botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri i cili ka goditur rëndë Zeqirja Ibrahimin.

Sipas Ratkocerit, Ibrahimi ua lëviz kockat Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut me Xhemijetin e Ferhat Dragës.

“Zeka ua lëviz kockat në dhe Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut

Po ta merrnin vesh këta heronj, që ofendimi i tyre për së vdekuri, nga Zeqirija Ibrahimi, (frontmen i partisë Alternativa, por edhe punëtor shkencor në ITKSH në Shkup) shkon deri atje sa sakrifica sublime ekskluzive e tyre kombëtare, barazvlerësohet me disa turkoshak të tipit të “Xhemijetit” e të disa anonimusave, kryesisht teolog të mëhallave, që në historinë shqiptare as që permenden, do të lëviznin eshtrat nga varret e tyre.
Derisa të lartëpermendurit dolën e sakrifikuan për kauzen shqiptare, këto të “Xhemijetit” si organizatë politiko-fetare boshnjako-turko-shqiptaro-rome e krijuar nga kral Aleksandri e Nikolla Pashiqi, me ndonjë përjashtim të vogël, jo vetëm i shërbyen mbretit serb e politikës së tij proserbe, por si deputet të zgjedhur nga ky, nuk njihen për asnjë kontribut kombëtar të dokumentuar. E dëshmi për këtë është se përveç privilegjeve politike e pasurive marramendëse që kishin gjatë shërbimit të tyre të verbër kralit, këtyre deputetëve të “Xhemijetit ” as një therrë në këmbë nuk ju ka hy gjatë kohës së Mbretërisë së SKS. Për dallim nga këta, homologu i tyre, po ashtu deputet i asaj kohe, Ramë Bllaca, ekzekutohet me atentat sepse marrëveshjen turko-sllave, për shpernguljen e shqiptareve e ka shkërmoq në foltoren e Parlamentit të SKS .Jam i bindur, Zekirija Ibrahimi, që heronjtë e lartepërmendur nga Adem Jashari e deri te Harun Aliu, po edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve të Maqedonisë, frymezimin e kanë që nga Skenderbeu, Ismail Qemajli, Nënë Tereza , Qirijazët e Manastirit, Mujedin Aliu, poezit e Dritero Agollit e romanet e Ismail Kadares, apo imamët si molla Vehbi Dibra Idriz Gjilani e hafez Sabri Koci,, e shumë e shumë të tjerë, e në asnjë mënyrë nga ata që “kryet e kanë pas në Stamboll e bythen në Parlamentin e Beogradit ( kjo vlen edhe per ditë të sodit)
P.S Nga Zeqa, po mungon vetëm Haxhi Qamili, prijës i Revulucionit Islamik të Shqiperisë së Mesme në fillim shekullit 20 dhe po duket se pengesë ka qenë dekorimi i tij me statusin e Heroit të kombit nga Enver Hoxha” shkruan Ratkoceri./TS/