Rasti “Zhan Mitrev”,qeveria miratoi informacionin e MSh-së

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi “Informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me storien e publikuar të IRL-së ku dyshohet se janë kryer ekpserimete shëndetoësore gjatë trajtimit të pacientëve të prekur me kovid 19 në klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup duke mos ua mundësuar terapinë e duhur anti-kovid.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar Qeverinë se nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është kërkuar që të bëjë një kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” në Shkup lidhur me zbatimin e dispozitave të raportimit të detyrueshëm dhe të infeksioneve intraspitalore si zbatimi i dispozitave nga Ligji për evidencat në fushën e shëndetësisë si dhe mbikëqyrja e plotë inspektuese sipas kompetencave ligjore të Inspektoratit. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kërkuar edhe raport për inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të kryera në spitalet private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën e vitit 2019 deri në korrik të 2022.

Në ndërkohë edhe PTHP heton këtë rast, pa treguar deri tani asnjë informacion se deri ku ka arritur procedura e ngritur parahetimore. Thonë vetëm se po punojnë në vërtetimin e fakteve dhe se është herët për të menduar dhe treguar se a duhen ndërmarr masa më të ashpra ndaj përfaqësuesëve të Klinikës “Zhan Mitrev” për të mos i dëmtuar hetimet.

Hulumtimi i IRL-së, zbuloi se si pacientët ishin detyruar t’i nënshtroheshin filtrimit të gjakut si terapi anti – kovid, në “Zhan Mitrev” e paguar nga 3 mijë deri në 5 mijë euro, duke pretenduar jetën e re, metod e jashtëligjshme dhe jo e konfirmuar se kuron pacientët nga kovid 19 dhe e cila ka infektuar shumë pacientë me bakterie vdekjeprurëse.