Rasti “Perandoria” kundër Mijalkovit dhe Kamçevit ngec në ekspertizën ekonomike

Ekspertiza ekonomike në rastin “Perandoria”, e cila e shkatërroi Prokurorinë Speciale, shkeli afatin e parë të caktuar nga vetë Prokuroria për Krimi të Organizuar, e udhëhequr nga Vilma Ruskovska. Ky rast kaloi në duart e saj pasi u shua PSP-ja.

Njoftimet për ekspertizë në “Perandoria”, për të cilat PSP dyshoi se ishin pastruar mbi 10 milion euro, u njoftuan nga Prokuroria për Krimin e Organizuar që në verën e kaluar. Prokurori i Shtetit Ljubomir Jovevski, tha para Vitit të Ri se ekspertiza është duke vazhduar, ndërsa Ruskovska njoftoi me optimizëm dhjetorin e kaluar se ekspertiza mund të përfundonte deri në mesin e muajit të kaluar. Ne pyetëm sot, 15 ditë pas këtij afati, a ka mbaruar ekspertiza? Ja çfarë na u përgjigjën: Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

“Dokumentacioni nga lënda për të cilën ju po tregoni interes, siç kemi informuar tashmë, është dorëzuar në ekspertizë. Duke pasur parasysh vëllimin e tij, nevojitet periudhë më e gjatë kohore për ekspertizë, kështu që sipas kësaj për momentin nuk është e mundur të flitet për miratimin e një akti specifik, nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me këtë rast”
Dokumentacioni është dhënë për ekspertizë.

Nevojitet një periudhë më e gjatë kohore për ekspertizë.
Për momentin nuk mund të flitet për miratimin e një akti specifik
Sa kohë duhet, prokuroria nuk e thotë këtë. PSP-ja e shuar për këtë rast përgatiti disa analiza ekonomike, në lidhje me lartësinë e dëmit të mundshëm nga pastrimi i parave dhe mashtrimet. Prokuroria për Krimi të Organizuar njoftoi se paralelisht me ekspertizën ekonomike, do të dëgjohen edhe dëshmitarë.

Por, as për këtë tani nuk jepet asnjë përgjigje, nëse është thirrur dikush plus për të dhënë deklaratë. Ky rast u hap nga PSP-ja e shuar në nëntor 2018. Sasho Mijallkov dhe Orce Kamçev përfunduan në paraburgim. Por, më pas doli afera Reket. Kamçev akuzoi se Katica Janeva dhe shoumeni Bojan Jovanovski zhvatën mbi një milion euro nga ai, për ta shpëtuar atë nga përgjegjësia penale. Janeva dhe Boki 13 përfunduan në burg dhe “Perandoria” mbeti e bllokuar në fazë të ekspertizës ekonomike.