Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, prezantohen SMS porositë e Boki-13 me Zaevin

Përveç kontaktit me kreun e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev dhe të akuzuarit të parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski në seancën e sotme gjyqësore u prezantuan edhe komunikimi përmes “Whats APp” mes të akuzuarit Jovanovski dhe kryeministrit aktual, Zoran Zaev dhe ish deputetit Aleksandar Kiracovski. Materiali i prezantuar sipas prokurores Gavrillova, janë nga viti 2017.

Në njërën nga SMS porositë të cilat i lexonte prokurorja, opinioni kishte mundësinë të dëgjoj se si i akuzuari Jovanovski, përmes porosisë i kërkon Zaevit që të ndaj kohë për një takim.

“Projekti do të jetë i rëndësisë kombëtare, do të punësohen 200 persona. Ju lutem për takim. Është hapur një hetim për një shumë të madhe parash, për çka bëhet fjalë”, i shkruan i akuzuari Jovanovski kryeministrit Zoran Zaev, sipasë porosisë së prezantuar.

Kësaj kërkese të Jovanovskit, kryeministri Zaev i përgjigjet se do të takohen dhe se MPB-ja do të kryej hetime dhe se shpreson se gjithçka është legalisht.