Rastet e shpeshta të dhu*nimeve, Vlora Çitaku kërkon që të publikohen emrat e dhu*nuesve

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve për su*lme se*ksuale gjatë ditëve të fundit në Kosovë.
Çitaku ka shpërndarë në Facebook dy lajme të raportuara nga mediat, një për dhu*nim se*ksual të një të miture në Mitrovicë nga dy burra dhe një tjetër për su*lm se*ksual të një të miture nga i dashuri i nënës së saj.

Ajo ka shkruar se duhet të publikohen emrat e dhu*nuesve.
“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhu*nuesve duhet publikuar. Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhu*nuesit e kësaj natyre (se*x off*enders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interestit publik”, ka shkruar Çitaku.