“Rastet e montuara” hynë në Kuvend! Nuk do të ketë amnisti apo falje, por gjykim të drejtë

Propozim ligjin e mbështetur nga pushteti deri te Kuvendi e dorëzoi deputeti Pavle Trajanov, me të cilin, siç thotë ai, “Rastet e montuara” do të jenë nën thjerrëzën e Kuvendit. “D.m.th. me këtë ligj nuk kërkohet amnisti apo falje, por kërkohet që të gjithë atyre tu mundësojmë mundësi ligjore për gjykim të drejtë”, theksoi Pavle Trajanov – deputet.

Ka shumë raste që mund ta shfrytëzojnë këtë, por janë të definuara kushtet në bazë të së cilave mund të përsëritet procedura. Kushtet për përsëritje të procedurës
Nëse është shkelur parimi për prezumim të pafajësisë
Nëse janë shfrytëzuar dëshmitarë të rremë apo të mbrojtur

Nëse janë shfrytëzuar biseda që janë siguruar në mënyrë ligjore
Nëse është keqpërdorur sistemi AKMIS
Me këtë propozim-ligj, Trajanov thotë se do të zbulohet intervenimi i pushtetit ekzekutiv, si dhe mos-kontrolli i provave të rreme që janë prezantuar në lëndë të caktuar.

“Nëse ka një rast të tillë, por vlerësimet janë se ka më së paku 30, dhe për ta duhet të përsëritet procedura”, deklaroi Pavle Trajanov – deputet. Mes tyre janë edhe lëndët: Spiuni, Syri i gjarprit, Kalldrëmi. Raste që janë regjistruar si ndër më të mëdha që janë mbajtur në vendin tonë. Deputeti dhe kryetari i Lidhjes demokratike, thotë se për këtë propozim ligj ka mbështetjen e LSDM-se. Nga VMRO-DPMNE nuk ka përgjigje çfarë qëndrimi kanë për këtë propozim-ligj, por jo-zyrtarisht mësojmë se një pjesë e deputetëve të opozitës do të japin dritë jeshile.

Sistemi gjyqësor në vend, viteve të fundit shënon ndryshime pozitive, së paku sipas raporteve të BE. A do të thotë kjo se diçka me të vërtetë është përmirësuar në Maqedoni apo thjesht BE lëshon pe ndaj vendit tonë në këtë sferë.

“Në raport me harmonizimin e rregullativës dhe avancimin e të njëjtës gjithsesi se janë bërë hapa. Megjithatë siç theksova, ajo që na mungon, ndoshta për qytetarët të jetë më e dukshme, është ajo që pritet në drejtim të ndryshimit të kuadrit që vepron në këto institucione”, u shpreh Natalia Petrovska – Koalicioni – Gjykim të drejtë për të gjithë. Trajanov i cili është jurist i diplomuar, shikon me optimizëm ndaj gjyqësorit, edhe pse thotë se deri më tani nuk është bërë asgjë.

“Nuk kanë filluar reformat në gjyqësor. U dakordua ekip i cili duhej të bëjë strategji për reforma në sistemin e gjyqësorit, por aty filluan debate, më pas u shpërbë, e më pas Zaev u bë kryeministër. D.m.th. asgjë s’ka lëvizur edhe më tej kemi sistem jokredibil gjyqësor”, potencoi deputeti Pavle Trajanov. Pushteti aktual në këtë mandat premton edhe shqyrtimin e 5% të vendimeve gjyqësore që do të zgjidhen rastësisht.