Rastet aktive me koronavirus në Shkup, kryeson Çairi dhe Buteli

Në nivel shtetërorë ka 1536 raste aktive me koronavirusin e ri, sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti  me gjithsej 844 raste aktive.

Në ranglistën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 195 raste aktive, mbi 70 kanë Buteli dhe Qendra, mbi 60 kanë Aerodromi, Gazi Baba dhe Karposhi. Aktualisht në Saraj janë 58 raste aktive, nga 39 deri në 19 janë renditur Kisella Voda, Gjorçe Petrovi, Studeniçani, Shuto Orizarja dhe Ilindeni.

Më pak se 10 raste aktive ka në komunat e Petrovecit, Çuçer Sandevës ,Sopishtes dhe Stranecit.