Rastet aktive me koronavirus në Shkup, kryeson Çairi dhe Buteli

Në nivel shtetërorë ka 1536 raste aktive me koronavirusin e ri, sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me gjithsej 944 raste aktive, pasuar nga Shtipi me 186 raste, Kumanova me 155 , dhe Tetova me 145 raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), sa i përket komunave të Shkupit, me raste aktive me Covid-19 kryeson Çairi me gjithsej 195 raste, pasuar nga Butel me 72, Komuna Qendër me 71, Aerodrom me 67, Gazi Baba me 66, Karposhi me 64, Saraj me 58 raste.

Raste aktive ka edhe në Kisela Vodë – 39, Gjorce Petrov – 26, Studeniçan – 24, Haraqinë – 24, Shuto Orizarë – 21, Ilinden – 19, Petrovec – 6, Çucer Sandevë – 3, Sopishte – 2, si dhe dy qytetarë të huaj.