Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur një foshnje me peshë rreth 6.5 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
30-vjecarja nga Drenasi ka lindur me operacion sot në këtë klinikë.
Sipas njoftimit, gjendja e saj shëndetësore dhe e fëmijës është e mirë.

Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.
Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.