Me datë 25.05.2024 në ora 20:45 është raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare në zonën e Bit Pazarit-Shkup, ndërsa V.P (66) nga Shkupi ka qenë duke kositur barin me makinë të improvizuar ka pësuar goditje elektrike dhe ka vdekur.
Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik është kryer autopsi e cila e ka vërtetuar shkakun e vdekjes, ndërsa kontrollin e ka bërë ekipi inspektues nga SPB Shkup.