Rast i rallë në Gostivar, punonjësi i EVN-së e ndez një fishekzjarr dhe një cigare dhe ia hedh një gruas në fytyrë


Me datë 08.11.2024, në ora 16:00 në Policinë e Gostivarit, S.H. (48) nga fshati Llakavicë e Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 15:15, së bashku me bashkëshortin e saj H.H. duke pritur në radhë për të bërë një pagesë të faturave të energjisë elektrike, ku dy punonjës të EVN-së kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre që e njihnin, kishte nxjerë një fishekzjarr nga xhepi, e kishte ndezur bashkë me cigaren dhe ia kishte hedhur asaj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.