Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi për “Rruga Drejt” tha se bllokada që po i bëhet Propozim ligjit për Shtetësinë në Kuvend nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe “E Majta” mund të jetë strategji e koordinuar mes partive maqedonase.
Rashidi nuk u përgjigj nëse në këtë strategji përfshihet edhe partia në pushtet, LSDM-ja.
“Mendimi i Qeverisë në rradh të parë, bllokada nga OBRM-PDUKM-ja, dhe kjo që po e bën sot “E Majta” duke e shfrytëzuar dhe keqpërdorur Rregulloren e Kuvendit, që nuk kufizon debatet në Kuvend, fitohet një fotografi që të jep përshtypjen se këtu ndoshta ka një strategji të koordinuar për të penguar sjelljen e këtij ligji, të partive politike maqedonase. Uroj të mos jetë kështu”, deklaroi Rashidi.