Rashidi: Pavarësisht goditjeve, Lëvizja Besa tregoi se është partia opozitare më serioze në vend

Kandidatja për deputete në listën e LSDM-së dhe koalicionit ”Mundemi” në NjZ 5, e propozuar nga Lëvizja Besa, Melinda Rashidi është intervistuar nga portali Naslovna. Ajo ka folur për bindjen e saj në politik dhe arsyet pse ka vendosur të integrohet në skenën politike. Rashidi, njëherit është edhe kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen BESA.

Ballina: Rashidi,a mundet këtë bisedë të shkurtër prej 10 pyetjeve ta fillojmë me pyetjen se kush është Melinda Rashidi?

Rashidi: Jam e lindur më 10.08.1977. Shkollën fillore dhe të mesme e kam kryer në Strugë në vitin 1996, ndërsa shkollën e lartë e kam kyer në Fakultetin Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, në vitin 2000, dhe arrita titullin Profesor i Arsimit Parashkollor. Ndjek studimet post-diplomatike në Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Punoj si arsimtare profesionale në lëmin e titullit të diplomuar. Në lidhje martesore jam gati 19 vite dhe jam nënë e tre fëmijëve. Rrjedh nga një familje punëtore dhe jam shumë krenare për këtë.

Ballina: Ju jeni profesoreshë,arsimtare në shkollën fillore “Murat Labunishti”, në fshatin Labunishtë.A është ai profesion i,, imponuar,, ose ka qënë profesioni që keni dashur të punoni,si rrallë kush kupton vështirësinë e të punuarit me fëmijët?

Rashidi: Është e vërtet, unë jam arsimtar profesional në shkollën fillore “Murat Labunishti” në f. Labunishtë që 19 vite dhe me kënaqësi të madhe e ushtroj profesionin tim. Fëmijët gjat zhvillimit të tyre si shembull kryesor i kanë prindërit e tyre dhe unë kisha fatin që të rritem pranë një pedagogeje të madhe, edukatore e shkëlqyeshme-nëna ime për të cilën jam shumë krenare që pata fatin të kem shembullin ideal të njeriut dhe njerëzimit. Gjithçka që jam dhe që kam arritur deri më tani I detyrohem asaj. Pasioni dhe dashuria për këtë profesion erdhën disi vetëm duke e pasur shembullin personal dhe ishte e natyrshme për mua të vazhdoja hapat e saj. Të jesh mësues është profesioni më fisnik, por në të njëjten kohë është edhe profesioni më I përgjegjshëm. Në Japoninë e lashtë, perandori adhuronte vetëm mësuesit dhe ky gjest flet shumë për rëndësinë dhe madhështin e këtij profesioni.

Ballina: Çka nënkupton për ju Struga dhe rrethina?Jetoni në vendlindje me vetëdëshirë ose e kishit patjetër?

Rashidi: Struga është fëmijërija, rinia dhe pjekuria ime. Aty u linda dhe u rrita prandaj edhe është pjesë e shpirtit tim por edhe un jam pjesë e Strugës. Përveç Strugës, një pjesë e imja i përket edhe rrethinave të saj,Veleshtës, Oktisit, Llabunishtës, Borovecit, Ladorishtit etj. Me këto fshatra jam disi e lidhur emocionalisht. Babai im është nga Veleshta, Nëna ime nga Oktisi, në Llabunishtë punoj dhe kam shumë lidhje familjare dhe miqësore që më lidhin poashtu dhe me Borovecin. Gjithashtu, prindërit dhe të afërmit e bashkëshortit janë nga Ladorishti dhe Zagraçani kështu që unë identifikohem me çdo pjesë të rajonit të Strugës. Nëse do të duhej të zgjidhja vendbanim unë përsëri do të zgjidhja Strugën.

Ballina: Si është situata socio-politike në Strugë? Cila është përshtypja juaj dhe cila është bindja juaj në lidhje me çfarë mundemi dhe çfarë duhet të ndryshohet?

Rashidi: Struga ,në thelb, është shteti ynë në një botim të vogël pasi që është multikulturor, shumëkombësh, multietnik dhe multikonfesional. Ajo që i duhet Strugës është një drejtues i mirë, i aftë dhe transparent, i cili do të jetë në gjendje të trajtojë dhe menaxhojë me shkathtësi specifikat e Strugës dhe rrethinave në përgjithsi. Një udhëheqës që do të ushqejë idenë se Struga është e të gjithëve, për të gjithë në përgjithësi. Një lider i cili do të bashkojë e jo të përçajë.Struga është një qytet me bukuri autentike dhe është e padrejtë dhe për të ardhur keq që nuk ka të njëjtin trajtim si Ohri. Mirëpo, përparsi më e madhe është zgjidhja e problemit të shumëkohësh me deponinë, zgjidhja e së cilës do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shumë segmenteve të tjera. Banorët e Strugës meritojnë më shumë dhe më mirë.

Ballina: Ju jeni kryetare të Forumit të Gruas në Lëvizjen BESA, pra e logjikshme është pyetja se a ka gruaja shqiptare barazinë në partin e saj politike?Sipas jush,si është statusi i grave në politikë dhe çfarë do të ndryshonit ju?

Rashidi: Për hir të së vërtetës dua të jap një sqarim, ne ende nuk kemi zyrtarizuar Forumin e Grave të Lëvizjes BESA si një forum me të gjithë organet e tij dhe aktualisht veprojmë në nivelin e koordinatorëve, që nuk do të thotë se nuk kemi aktivitete, përkundrazi, ne funksionojmë maksimalisht dhe të koordinuar. Së shpejti do ta përfundojmë atë segment nga një këndvështrim zyrtar. Unë nuk mund të flas për qëndrimin e grave në partitë e tjera politike, por për Lëvizjen BESA mund të konfirmoj me përgjegjësi të plotë se gratë në partinë tonë gëzojnë respekt dhe barazi të madhe. në të gjitha prezantimet zyrtare, delegacionet, pritjet dhe takimet e Lëvizjes BESA gjithmonë marrin pjesë gratë nga kryesia Qendrore ose Forumi.Marrin pjesë në: organe, sekretariate, departamente, ekipe negociuese në të gjitha nivelet brenda partisë kështu që ne kemi përfaqësim gjinor. Në vendin tonë në përgjithësi, gratë në politikë janë më pak të përfaqësuara, një trend që me kalimin e kohës ka tendencë të ecë më lart falë punës së përbashkët të Forumeve të Grave të partive politike, Klubit të grave deputete, sektorit të OJQ-së, mbështetësve të barazisë gjinore, lobi i grave, etj. Por unë jam më e kënaqur me faktin se kemi gra që janë kompetente dhe të kualifikuara për çdo funksion politik, shoqëror ose profesional, që ata me shumë përgjegjësi do të kryenin. Ka shumë diskutime për dhe kundër vendosjes së kuotave për përfaqësimin e grave nëpër funksione të ndryshme për çështje të ndryshme dhe teza mbi kuotat shtron pyetjen nëse modeli i kuotave do të kishte arritur këtë nivel të të drejtave dhe përfaqësimit të grave dhe nëse ne si shoqëri jemi të gatshëm t’i përfshijmë gratë në të gjitha segmentet e jetës shoqërore bazuar vetëm në kualifikimin dhe gatishmërinë e tyre ose duhet të vendoset duke përfshirë kuotat.

Ballina: Rashidi,ju jeni edhe anëtare të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, prandaj është e logjikshme pyetja se ku ishte BESA në fillim si parti politike dhe ku është tash? A ka ende rrugë për të trasuar?

Rashidi: Lëvizja Besa në skenën politike u shfaq në një moment vendimtar, në kohën kur shumë politikan dhe analist politik e vlersuan si të papërshtatshme për formimin e një subjekti të ri politik, duke besuar se nuk do të kishte sukses. por, pavarsisht këtij fakti lëvizja besa e fortë hyri në skenën politike me vetëm një vit e gjysëm pas formimit të saj ajo sfidoi seriozisht qeverinë e atëhershme u etablua si faktor kyq në politikbërjen dhe me veprat e saj u dëshmua si një faktor kryesor në të gjitha zhvillimiet politike në skenën politike nga blloku shqiptar. Lëvizja Besa kishte i një rrugëtim të vështir politik. Gjatë ekzistencës së saj BESA mori disa goditje si nga jashtë ashtu dhe nga brenda, por prapë arriti të mbijetojë si subjekt politik dhe vazhdoi veprimin e saj politik edhe më konstruktiv se kurrë. Gjatë veprimtarisë të saj politike, BESA tregoi dhe dëshmoi se është një subjekt serioz në arenën politike duke u pozicionuar si një opozitë konstruktive ndihmojë të gjitha proceset e integrimit Euro-Atlantik në vend. Lëvizja BESA vazhdon rrugën e saj autentike, autokratike dhe autonome politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithnjë në shërbim të qytetarëve,besimin e të cilëve e ka fituar.

Ballina: E dimë se kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe LSDM-së, Zoran Zaev, për herë të parë pas 30 viteve të fundit nënshkruajtën maeeëveshje parazgjedhore ndërmjet një partie shqiptare dhe maqedonase ku sëbashku do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, si reagon populli shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për këtë marrëveshje?

Rashidi: Në një shoqëri multietnike koalicioni i këtij lloji ishte në një far mënyre i pritshëm dhe i natyrshëm sepse është një prej hapave që ky shtet duhej ti ndërmarrë kryesisht për të eliminuar ashtuquajturin foklkorizëm politik nga ana e të dy etnikumeve. Për herë të parë Lëvizja BESA bëri një veprim pa presedan të cilin asnjë prej partive politike ekzistuese deri tani nuk e kishte bër dhe është në kontekst me atë se si ne e perceptojme politikën,derisa partitë tjera një pjesë e madhe e tyre hyn në një koalicion jo te natyrshëm postzgjedhor duke i tejkaluar të gjitha antagonizmat që i kan pasur si parti politike parazgjedhore,në paraqitemi para elektoratit shqiptar me një deklaratë të nënshkruar dhe hapur e paraqesim ofertën tonë politike, marrëveshjen tonë politike,angazhimin dhe kontributin tonë në qeverisjen e ardhëshme dhe atë e bëm në mënyre transparente me garancë për realizim si partner të plot në këtë koalicion. Shqiptarët këtë koalicion e pritën në mënyrë pozitive dhe pa paragjykime, kurse kritikat kryesisht vinin nga oponentët politik në mungesë të freskisë në programet e veta. Ne energjinë tonë e orientojmë drejtë realizimit të premtimeve tona në qeverisjen e ardhëshme e jo drejtë përgjigjeve ndaj këtyre kritikave dhe si e trajtojnë këtë koalicion oponentët tonë.

Ballina: Ju jeni kandidate për deputete në listën e LSDM-së dhe koalicionit Mundemi në njësinë zgjedhore numër 5, e propozuar nga BESA. Si erdhi deri te ky vendim BESA që të garoe me një zonjë në zgjedhjet parlamentare?

Rashidi: Lëvizja BESA çdoherë i ka thyer stereotipet shoqërore duke ndërtuar dhe duke drejtuar politikat e saj drejt realizimit të qëllimeve të hartuara politike,atë e bën duke e aktivizuar dhe futur në shërbim të gjith arsenalin e kuadrove,gra dhe burra,dhe e bën në mënyre jokonvencionale duke sjellur freski në politikbërjen në shtetin tonë. Edhe një dëshmi plus se gratë në Lëvizjen BESA janë të respektuar dhe të vlerësuar është edhe nominimi im për kandidate për deputete të zonës zgjedhore numër 5 nga dega e Strugës, nomimim i cili më vonë ishte i aprovuar dhe nga Kuvendi Qendror. Këtë gjest të nominimit, fillimisht nga dega e Strugës e mandej edhe nga Kuvendi Qendror, unë e vlerësoj shumë nga arsyja qe gjatë kohës së angazhmanit tim politik në Lëvizjen BESA çdo herë këto njerëz më kanë ndejtur pranë dhe më kan përkrah në aktivitetet e mia. Nominimi dhe besimi ishte i njëzëshëm që një grua ta përfaqësojë BESËN nga NJ.Z. numër 5 dhe kjo është për të përshëndetur dhe flet se sa jemi kompakt dhe të koordinuar si degë dhe si parti.Unë do mundohem që të gjithë kapacitetin tim intelektual ta vë në shërbim të qytetarëve dhe ta arsyetoj besimin pa rezerva që mu dha.

Ballina: Rashidi, kualicioni do të thotë edhe vizion i përbashkët për të ardhmen e R. së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. Cilat segmente janë themelore dhe thelbësore për një të ardhme më të mirë sipas kendvështrimit tuaj?

Rashidi: Në këtë koalicion Lëvizja BESA hyri për artikulim të dejnshëm të kërkesave të shqiptarëve e qeverisjen e ardhëshme dhe në asnjë moment nuk do hymë në kaklulime postzgjedhore nëse në esencë nuk respektohet programi zgjedhor i cili paraprakisht ishte i harmonizuar. Koalicionimi nënkuptonte dhe harmonizim të programeve zgjedhore. Platforma e Lëvizjes BESA përmban katër shtylla kryesore të cilat janë BARAZIA, EKONOMIA, SIGURIA dhe ARDHMËRIA të cilët i konsiderojmë të rëndësishme dhe këto katër shtylla janë të inkorporuar në programin e përbashkët qeverisës me projekte konkrete të cilat i apostrofojnë këto katër shtylla.

Ballina: Si për fund do të doja t ju lë hapsirë të përcillni mesazhin tuaj personal si kandidate për deputete deri tek populli çfarë do t ju porosisni qytetarëve tuaj por edhe qytetarëve të njësisë zgjedhore numër 5?

Rashidi: Prej të gjithë titujve që i kam, për mua më i dashur është titulli NËNË dhe si çdo prind për fëmijët e mij e dëshiroj më të mirën, dhe jo vetëm por edhe për të gjithë fëmijët të cilët jetojnë në këtë shtet. Kyqja ime në politikë ishte e inicuar vetëm nga instinkti i nënës për ti mbrojtur fëmijët e mij, ti kem pranë e jo dikund nëpër botë, ti gëzohem sukseseve dhe arritjeve të tyre, dhe ti ndihmoj kur janë në vështirësi. Që të arrihet e gjithë kjo duhet të gjithë shumë të investojmë në vete, ta investojme veten dhe ta bëjmë këtë copë vend te dejntë për të jetuar ku çdokush do trajtohet si i barabartë, ku mundi do të vlerësohet, ku do sundojë e drejta, rendi dhe disciplina. Atë në mundemi,për në,për fëmijët tanë! /Albanews24