“Rashë në dashuri me një burrë 77-vjeçar”, Diola i tregon Teas ‘aventurën’: E kam këtë me meshkujt

Diola Dosti është treguar e hapur dhe pa filtra me rrëfimet e saj në “Big Brother VIP”.Dhe së fundmi në një bisedë me Dean rrëfeu se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.

Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online.

Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri” ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”.”- tha ajo.

Kujtojmë se Diola ka treguar historinë e saj një nga primet e javëve të kaluara dhe përloti jo pak ndjekësit me vuajtjet që kishte hequr dhe divorcin me ish-bashkëshortin.

Ndërsa primen e të martës ajo ishte e nominuar si gjithë banorët e tjerë me përjashtim të Kristit, dhe mbeti në fund fare vetëm ajo dhe Amos, por u largua aktori.