Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Egjipti raportohet se kanë rënë dakord për një armëpushim në Gazën Jugore.
Sipas Reuters, pas arritjes së kësaj marrëveshjes do të hapet pika e kalimit kufitar në Rafah, përcjell Klankosova.tv
Po ashtu Reuters raporton se marrëveshja do të hyjë në fuqi në ora 09:00.
Gjithashtu një kalim i kontrolluar do të hapet nga Egjipti në të njëjtin kohë.
Por, ende nuk është e konfirmuar nëse vendkalimi është hapur.
Prej se ka nisur lufta në mes të Izrael dhe Palestinës në Gaza, gjysmë milioni njerëz kanë ikur nga veriu i kësaj zone në jug.
Sipas BBC-së raportohet se nga 7 tetori kur organizata terroriste Hamas sulmoit Izraelin, janë vrarë 1 mijë e 400 izraelitë dhe 2 mijë e 700 palestinezë.
Në Gaza, thuhet se janë të zhdukur 1 mijë persona.