Raportime të ndërsjellta për dhunë fizike nga një çift në Shkup, në rrahje është përfshirë edhe ish-partneri i gruas


Më 14.10.2024 rreth orës 17:30 në SPB Shkup, një 22-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 11.10.2024 rreth orës 13:30 në shtëpinë e tij në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga partnerja e tij 26-vjeçare nga Shkupi, e cila ka dëmtuar edhe një pjesë të mobiljeve. Sot (15.10.2024) në orën 05:00, edhe partnerja e tij ka raportuar se më 09.10.2024 në zonën e Qendrës, ai e kishte sulmuar atë fizikisht dhe se së bashku me ish-partnerin e saj kishin pasur një përleshje fizike. Po merren masa për zbardhjen e rastit.