Raportimet për vendosje të bombave kanë nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në adresat elektronike të disa mediave, pas së cilës ka nisur evakuimi i menjëhershëm i punonjësve në media dhe në të gjitha institucionet e tjera që kanë marrë kërcënime për bomba të vendosura. Ndër to është edhe Vila presidenciale në Vodno.
“Konfirmojmë se mëngjesin e sotëm, më 21 shkurt 2023, jemi njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme se është raportuar për një bombë të vendosur në rezidencën e presidentit. Zyra e Presidentit respekton udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zbatimin e protokolleve standarde në raste të tilla. Presidenti Pendarovski sot do t’i kryejë detyrat e tij të rregullta të punës sipas agjendës së paraparë të aktiviteteve”, thonë nga kabineti i presidentit Pendarovski, raporton Mkd.mk.
Raporti për bomba të vendosura ka ardhur nga një Graham Klein i cili ka shkruar se përveç kërcënimit me eksploziv në Qendrën Tregtare të qytetit QTQ në Shkup, ka pasur të vendosura bomba edhe në objekte të tjera: Muzeun e Qytetit të Shkupit (MQSh) , Muzeu MMB në Adresn 11 marsi, Shkup, Muzeu Natyror i Maqedonisë bul. Ilinden 83, Kalaja e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë Dimitar Vlahov 1000, Shtëpia / Muzeu përkujtimor i Nënë Terezës, Qendrën Tregtare East Gate Mall, Qendrën Tregtare Biser, ndërtesa e banimit Agora Flatiron, Kullat e banimit Xhevahir, Gjykata Administrative e Maqedonisë Dame Gruev 6, Shkup, Shtëpia e Presidentit – Vila Vodno. Kërcënim ka edhe për Hotel Marriott (Sheshi i Shkupit), Hotel Aleksandar Palace, Qendra Sportive Boris Trajkovski, Stacioni Qendror Hekurudhor Shkup dhe Ndërtesa e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM)./PORTALB