Raporti që po t*rondit SHBA-të, 97 mijë fëmijë të i*nfektuar me COVID-19 në dy javë

Dy javët e fundit të korrikut, të paktën në Shtetet e Bashkuara, duket sikur po përmbysin të dhënat për in*fektimin e fëmijëve ndaj COVID-19. Sipas një raporti të Akademisë së Pediatërve (American Academy of pediatrics ) dhe të Shoqatës të Spitaleve Pediatrikë, të paktën 97 mijë fëmijë janë in*fektuar në atë vend nga pa*ndemia vetëm në dy javët e fundit të korrikut.

Duke marrë parasysh që numri total i fëmijëve të inf*ektuar nuk kalon 339 mijë personat, i bie që në javët e fundit ka patur një rritje pothuajse me një të katërtën. Shtetet amerikane më të god*itura duken ato jugore dhe të perëndimit, ku regjistrohen 7 raste në 10 . Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 5 milionë e 200 mijë të inf*ektuarit totalë, si dhe 162 mijë vik*timat, duke qenë vendi më i god*itur në botë nga bilanci i koronavir*usit.