Raporti javor/ Ulet numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoni

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 21 deri më 27 dhjetor 2020, janë bërë gjithsej 13.123 testime për coronavirus, që është rënie prej 15,9% krahasuar me javën e kaluar.

Në raport thuhet se në këtë periudhë janë regjistruar 3.372 raste të reja pozitive në 35 qytete me një rënie prej 26.5% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,429; 42,4%), me incidencë javore – 231,4/100,000.Në periudhën raportuese, përqindja e rasteve pozitive të SARS-CoV-2 të testuar ishte 25.7%, një rënie prej 3.6% krahasuar me javën e kaluar.

Ndërsa pas marrjes së 2 testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 4.500 njerëz janë regjistruar si të shëruar.

Ndërsa 129 pacientë kanë ndërruar jetë, që është për 18.9% më pak se javën paraprake.