RAPORTI I REVIZORËVE, MPJ-ja nuk komenton parregullsitë

Ministria e Jashtme që dy ditë pa përgjigje se si dhe pse 355 mijë euro të aprovuara për një dedikim, janë shpenzuar për diçka krejtësisht tjetër. Ndonëse premtimi i MPJ-së ishte se sot do të përgatisin përgjigje në pyetjen e Alsat-M për parregullsitë e shënuara në raportin e Revizionit shtetëror për vitin 2017, Ministria nuk dha sqarim. Mbetet pa përgjigje edhe ajo se pse ambasadat që nuk i kanë shpenzuar paratë për 2017 nuk i kanë kthyer në buxhet siç parashikon ligji. Megjithatë, dokumenti në revizionin zbulon edhe dy parregullsi në punën e Institucionit. Nuk është zbatuar asnjë vlerësim i efekteve të administratës, ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm.

Raport revizor për MPJ-në

“Kjo shkakton pamundësi për vlerësimin e rezultateve të treguara të aktivitetit ekonomik dhe politike, si dhe udhëheqje të përfaqësive nga ambasadorët/konsujt e përgjithshëm, derisa për nëpunësit administrativ pamundësi për vlerësim në raport me cilësinë.“

Revizioni ka treguar parregullsi edhe në zbatimin e furnizimeve publike për ambasadat.

Raport revizor për MPJ-në

“Pas zbatimit të procedurave në përfaqësitë diplomatike-konsullore nuk lidhen marrëveshje për furnizim publik me ofruesin oferta e të cilit është zgjedhur si më e volitshme në bazë të ofertës teknike dhe financiare.”

Revizioni zbulon se në vitin 2017 një e treta e ambasadave kanë qenë pa ambasador ose 57, 21% funksionojnë ashtu. Në mënyrë plotësuese është angazhuar personel lokal për punë që ka marrë pagë me para në dorë dhe për këtë janë shpenzuar rreth 940 mijë euro nga arka devizore.