Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten Raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.
Ky raport i përvitshëm, këtë herë fokusohet tek mënyrat e efektshme, me të cilat komunitetet lokale mund të përpiqen për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe e si mund të ndihmojnë qeveritë në fuqizimin e tyre.
Sakaq, ka reaguar Ambasada Amerikane duke publikuar raportin e DASH, duke ritheksuar edhe njëherë se qeveria shqiptare nuk I përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit.
Ambasada ka publikuar të plotë raportin e DASH, në faqen e tyre zyrtare në facebook.