Raporte të reja për shëndetin e diktatorit Kim Jong Un, nuk duken mirë

Drejtori i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Tajvanit Chiu Kuo tha të enjten se diktatori i Koresë së Veriut është “i sëmurë”, dhe se informacion shtesë nuk mund të publikohej pasi mund të komprometonte burimin e informacionit.

Chiu tha se Kim ishte i “sëmurë” dhe u pyet nga deputeti Tsai Shih-ying: “Është i sëmurë, por është ende gjallë?”.

Chiu raportohet të ketë qeshur por jo të jetë përgjigjur.

Për çështjen se çfarë mund të ndodhte nëse diçka i ndodhte ‘liderit të dashur’ Kim dhe një vakum i pushtetit krijohej, Chiu tha Koreja e Veriut e presin ditë vështira përpara së bashku me demokracitë liberale në rajon.

Taiwan News shtuan po ashtu se “Chiu tha se nëse është një ‘situatë’ jo vetëm Tajvani por edhe Koreja e Jugut dhe Japonia do të hyjnë në rajonet e ndikuara”.

Thashetheme dhe spekulime kanë filluar për gjendjen shëndetësore të diktatorit të Koresë së Veriut që prej se ai ka munguar në ceremoninë e shënimit të ditëlindjes së gjyshit të tij me 15 prill, datë kjo me rëndësi në shtetin komunist.