Ramush Haradinaj uron Lëvizjen Vetëvendosje

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas publikimit të “Exit Poll-ve”, ku kjo parti del fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanizmat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës shihet se është kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shfrytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona”, tha Haradinaj.

“Nga rezultatet e deritanishme që na vijnë nga KQZ, jemi tek rezultati 10%. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve”, shtoi ai.
Haradinaj ka shtuar se si AAK nuk kanë vija të kuqe.