Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje të pro*testohet kundër vendimit të Qeverisë për taksën 4.90 euro për automjetet në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të.
“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PRO*TESTONI!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ndërsa ka bërë thirrje për pro*testë, ai thotë se pa asnjë arsye qytetarëve do t’u merren rreth 5 euro për secilin automjet.
“U pro*testua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet! Pro*testoni për të drejtat tuaja”.
Nga data 1 shtator, kompania “Auto Control Kosova”, do të inkasojë nga 4.90 euro, për secilin automjet për t’i vënë asaj tiketën ngjitëse, e cila konfirmon se mjetit motorik i është kryer kontrolli teknik.