Ramush Haradinaj përkujton vëllain e tij Enverin: Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Enverin, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Enveri në luftë e sfidoi vdekjen, por u nda nga ta në liri.

“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar Haradinaj.