Ramush Haradinaj-Albin Kurtit: “A don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi i është drejtuar përsëri kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj në postimin e tij e ka pyetur Kurtin: “A don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit?”.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Hysni Durmishi është mjeshtri për mash trime me tenderë dhe se Liburn Aliu po i shpërblen punëdhënësit e vet.
Postimi i plotë:

Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit?
E keni punësu mjeshtrin për mash trime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mash troni që i keni gjetë?
Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!RH