Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, përgëzime për krijimin e Qeverisë së re

Njëri prej themeluesve të strukturave të para të rezistencës së armatosur dhe më vonë bashkëthemelues i UÇK-së dhe pjesëtar i saj Ramiz Lladrovci, aktualisht kryetar i i Drenasit Ramiz Lladrovci ka përgëzuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti pas krijimit të qeverisë së re .Lladrovci është shprehur se se është rikonfirmuar se pa Ali Ahmetin , ky vend nuk ecë as një hap përpara.

“Jam i bindur se në mandatin e ardhshëm, do të përmbushni zotimet për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, të realizoni perspektivën evropiane dhe krijoni hapësira të reja për shqiptarët” ka shkruar Lladrovci në rrjetin social facebook.
Uroj që fuqizimi i shqiptarëve nëpërmjet institucioneve demokratike të jetë prioritet, ndërsa bashkimi i shqiptarëve të jetë platformë e qëndrueshme është shprehur kreu i Drenasit
Urime dhe suksese në mandatin e ardhshëm qeverisës!ka deklaruar Lladrovc.