RAMIZ LLADROVCI: NUK KA BIR NANE QË MUND TA NDAL KOSOVËN


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se gishtin e mesëm e ka çuar në kundërshtim të gjobës me 5 mijë euro ndaj Adem Bucollit, ish-kandidatin për Asamble Komunale në Drenas.

Këtë gjobë, Adem Bucolli e kishte pranuar për shkak të një fotografie të nipit të tij të mitur, Rron Bucollit, me posterin e tij gjatë fushatës elektorale.

E Lladrovci ka publikuar një fotografi së bashku me të miturin, Rron Bucolli dhe ka thënë se gishti i mesën është porosi për armiqtë e Kosovës, në veçanti Serbinë.

“Në foto jam me Rron Taulant Bucollin! Për foton e publikuar, ku Rroni është vetëm, nga fushata e fundit, Adem trimi, axha i tij, është gjobitur, 5.000 euro! Rroni është një djalosh i paparë dhe nuk ndalet. Në ditën plot diell, jam fotografuar me Rron Taulant Bucollin, në shesh, me porosinë për Serbinë dhe armiqtë e shtetit tonë: Nuk ka bir nane që mund e ndal Kosovën me ecë përpara”, ka thënë Lladrovci.

“Ndërsa fotoja tjetër tregon se ne jemi demokrat, ne e ngrisim gishtin, edhe kur nuk marrim gjoba! Manipuluesit e fotove, dihet, janë të mjerë”, ka thënë Pacolli. /Insajderi.com