Në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, këtë të diel ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale që janë duke u zhvilluar në Shqipëri.
Ai bashkë me gruan dhe vajzën e tij votuan te gjimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur vet Lladrovci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Përmes këtij postimi, Lladrovci ka shkruar se Tirana çdoherë i ofron qëndrim të këndshëm dhe e ka përgëzuar kryetarin e deritanishëm Erion Veliajn, për pamjen e metropolit të mirëfilltë që ka marrë Tirana.
Theksojmë se Lladrovci ka qenë ambasador i Kosovës në Shqipëri para se të bëhej kryetar i Drenasit.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Çdo herë Tirana të ofron qëndrim të këndshëm. Ashtu ishte edhe sot kur me Familje, takuam miqtë tanë.
Gjatë kësaj vizite, munguan vetëm dy futbollistët që ndodhen në grumbullimin për garat në Ligën e kampionëve.
Tirana ka marrë pamje të metropolit të mirëfilltë për këtë pjesë të Evropës. Përgëzime Z. Veliaj!./Lajmi.net/