Ramiz Lladrovci ende i shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci tash e disa javë po përballet me virusin COVID-19.Ramiz Lladrovci po vazhdon të marrë trajtim në QKUK që nga 5 gushti pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë e infeksionit.

Gjendja e tij raportohet e qëndrueshme,mirpo ai ende nuk është liruar nga spitali.
Më 28 korrik Lladrovci pati njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa tashmë kanë kaluar tri javë nga testimi pozitiv po ai ende po vazhdon të trajtohet në QKUK

“Tani gjendja shëndetësore e Lladrovcit është stabile” ka thënë drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Arsim Haxhiu.
“Gjendja e kryetarit Lladrovci është stabile me parametra klinikë stabilë pret përsëritjen e rezultatit si dhe eventualisht ritestimin” ka thënë Haxhiu.