Ramiz Dauti: “Rasti ALFA nuk duhet të politizohet”


Ramiz Dauti
Rasti ALFA nuk duhet të politizohet. Ky rast, është më shumë se PARTIA, më shumë se LIDERI. Në pyetje janë njerëz që qëndrojnë në burg pa fije faji.
Rasti ALFA duhet të merret seriozisht!!!!

Rasti ALFA është proces i montuar nga politika shoviniste e Gruevskit.
Rasti ALFA është më shumë se politikë. Prandaj duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat tona që të dëgjohet klithma jonë, jo vetëm që të lirohen, por të merren në përgjegjësi të gjithë ata që e montuan.

Mallkuar qoftë ai i cili i jep përparësi partisë ose liderit, kur janë në pyetje të dënuarit pa faj.
Të mallkuar qofshin edhe ata aktivistë partiak, që heshtin për shkak të interesit të tyre personal dhe nuk marrin guximin ta kritikojnë padrejtësinë që u bëhet të tjerëve.
Sot në kojshi, nesër te ti