Ramiz Dauti nga rasti Alfa i indinjuar shpreh revoltën!

Ditën e sotme është publikuar raporti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve mbi efikasitetin e mbështjetjes së Bashkimit Evropian në periudhën 2014-2020 për sundimin e ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Auditorët Evropian tregojnë se pak është arritur për rindërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit përkundër 700 milionë eurove që blloku ka dërguar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje e Serbi.

Raporti konfirmon se Maqedonia e Veriut e vendet tjera vazhdojnë të kenë probleme me pavarësinë e gjyqësorit, përqendrimin e pushtetit, ndikimin politik dhe korrupsionin.

Disa nga Rekomandimet shumë të qëlluara drejtuar Komisionit Evropian dhe agjensive të BEsë:
1. të inkurajohen e mbështen reformat themelore në procesin e zgjerimit që do të ndikojnë në përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit, lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit dhe kapjes se shtetit;
2. të intensifikohet mbështetja për shoqërinë civile të angazhuar në reformat e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e medias;
3. të forcohet raportimi dhe monitorimi i projekteve – duke, ndër tjera, përfshirë një seksion ‘mësimet e nxjerra’ në raportimin përfundimtar të secilit projekt, me gjetje dhe rekomandime për të përmirësuar qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit të ardhshëm.