Ramë Lahaj do të mbajë koncert madhështor sot në Prishtinë

Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, do të mbajë një tjetër koncert madhështor në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogaritë e tij zyrtare. Koncerti “Ramë Lahaj&Friends” pritet të mbahet më 7 gusht në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Postimi i plotë i Lahajt pa ndërhyrje:

“Të dashtun miq, Jam tej mase i lumtun të ju njoftoj se në kuadër të RLIOF koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet më 7 gusht 2021 në ora 20:30 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kësaj radhe kemi miq artist nga më të mirët e botes së operës. Përveç kësaj në ketë periudhë e kemi gjysmën tjetër të zemrës sonë, mërgatën e cila Kosovës i jep jetë gjatë gjithë verës, e ne na mungon gjatë gjithë vitit, andaj ejani të festojmë të gjithë së bashku.

Ju lutemi që biletat pa pagesë ti merrni pran biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës. Është e rëndësishme ti rezervoni vendet tuaja. Ndërsa konferenca për media do të jetë nesër në ora 14:30 në hotel Opera në Prishtinë.
Shihemi së shpejti në shesh. Ju dua Rame”.
Rama ka nisur performancat nëpër vende të ndryshme të botës që pas lirimit të masave me COVID-19, marrë parasysh që shumë prej vendeve kanë përfunduar vaksinimin.