Ramazani 2022! Dita njëzetënjë

Ajeti i Ditës

Thuaj: A doni t’ju tregojmë për ata që janë humbësit më të mëdhenj përsa u përket veprave të tyre? Ata, përpjekjet e të cilëve janë humbur në këtë jetë, ndërsa mendonin se po kërkonin të mirën me veprimet e tyre? Ata janë të cilët mohojnë shenjat e Zotit të tyre dhe faktin se do të takohen me Të [në jetën e përtejme]. Të kota do të jenë punët e tyre dhe as që do t’u japim Ne ndonjë peshë”. [Kehf, 105]

Hadithi i Ditës

“Zoti e largon nga mëshira e vet atë që e kalon Ramazanin pa u falur.”
(El-Hakimi).

Duaja e Ditës

O Allah, hapi një rrugë për vajzën time, që të martohet sa më shpejt të jetë mundur. Mundësoji asaj një burrë, që është i sinqertë dhe i devotshëm ndaj Teje dhe që i përshtatet asaj.