Ramazani 2022! Dita e tretë

AJETI I DITES
Ajeti i parë: “O ju që keni besuar, ju është bërë detyrë agjërimi ashtu siç ishte për ata që ishin para jush në mënyrë që të ruheni (prej zjarrit)” Suretu El-Bekare: 183.

HADITHI I DITES

Dhe, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muahmmedit, aroma e pakëndshme që del nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se sa era e miskut. Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për shpërblimin)”. (Buhariu dhe Muslimi).
DUAJA E DITES
O Allah, të lutëm më fal mua për gjithë të këqijat, që kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Ti je kaq i mëshirshëm dhe i butë. Të lutem më fal mua dhe më ndihmo mua, të qëndroj larg prej gjithë asaj që është e gabuar. Është kaq e vështirë për mua dhe unë jam kaq i dobët, por Ti je më i Fuqishëm. Të lutem më rrit mua me sinqeritet.