Ramazani 2022! Dita e njëmbëdhjetë

strong>Ajeti i Ditës

Ajeti i dytë: “Muaji i Ramazanit në të cilin zbriti Kurani udhëzim për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i saj nga rruga e shtrembër, këdo që e gjen ky muaj le ta agjërojë atë”. Suretu El-Bakara: 185.

Hadithi i Ditës

“Syfyri është përplot bereqet. Pra mos e leni, po edhe në qoftë një gëllënjkë ujë, sepse All-llahu i Lartë i mëshiron ata që hajnë syfyr dhe meleqet e Tij luten për ta.“

Duaja e Ditës

O Allah, më shto dijen, por mundëso që kjo dije të jetë me sinqeritet, jo për kërkimin e famës dhe lavdisë, pozitës apo pasurisë materiale. Mundësoje që kjo dije të shërbejë në rrugën Tënde, në atë mënyrë që Ti e pranon dhe mundëso prej saj, që njerëzimi të ketë dobi.