Ramazani 2022! Dita e dytë

AJETI I DITES

“Muaji i Ramazanit në të cilin zbriti Kurani udhëzim për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i saj nga rruga e shtrembër, këdo që e gjen ky muaj le ta agjërojë atë” Suretu El-Bekare: 185.

HADITHI I DITES

-“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj!”.

DUAJA E DITES

Profeti a.s. ka thënë: “Nuk refuzohen duatë e tre personave: agjëruesit kur çel agjërimin, sundimtarit të drejtë, dhe të shtypurit, Allahu i bekoftë ata. (Ebu Hurejra tek Tirmidhi)