Ramadani: Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin, VMRO do të dorëzohet!

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-05 18:28:43Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Situata aktuale politike për momentin le shpresatë pakta për t’u krijuar disponim parlamentar për ndryshimet kushtetuese, pasi që momentalisht kemi ndarje ekstreme mes partive politike maqedonase, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.

Por, ai është optimist se me fillimin e skriningut, në grupin parlamentar të VMRO-DPMNE –së mund të ndodhin ndryshime.

Ramadani madje shton se rreth strategjisë shtetërore për integrim kontributin e saj do ta jep edhe faktori ndërkombëtar.

“Sido që të jetë do të vijë koha kur edhe partneri ndërkombëtar do të angazhohet me një presion të cilës VMRO-DPMNE-ja nuk do të jenë në gjendje t’i qëndrojë. VMRO- DPMNE do të vijë në situatë kur ose do të përçahet grupi parlamentar i tyre, të cilët mendojmë me kokën e vet, ose do merret ndonjë qëndrim i cili në një mënyrë do të aprovojë dhe do të sqarohet në rrethana dhe kushte të ndryshme” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Nisja e bisediemve me BE-në, Ramadani: Kalendari RMV-BE s’do ketë lëvizje

Sipas njohësit të çështjeve politike, ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin në muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe pritet të shkohet sipas kalendarit të paraparë mes qeverisë dhe BE-së.

“Këto janë çështje të cilave nuk mund t’ju qëndrohet me kokëfortësi sepse megjithatë ne jemi pjesë integrale edhe e BE-së edhe NATO-s dhe krejt kjo besoj në 7 a 8 muaj do të kemi krejt ambient tjetër dhe do të ndodhin ndryshimet në kushtetutë” – u shpreh Ramadani.

Sipas dokumentit francez dhe protokollit me Bullgarinë, mbajtja e konferencës së dytë ndërqveritare me BE-në, rrjedhimisht hapja së kapitujve, kushtëzohet me futjen e bullgarëve në kushtetutën e vendit, kusht i cili në rast votimi kërkon 2/3 e votave të deputetëve në kuvend. ( TVM2)