Në konferencën e sotme për shtyp në Tiranë, gjatë pyetjes së gazetarëve në lidhje me integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pyeti gazetarin nëse do të përgjigjet në gjuhën serbe apo në gjuhën angleze.
Për një moment erdhi reagimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili iu drejtua Vuçiqit duke i thënë: Përgjigju në shqip! Vijon përgjigja e presidentit serb i cili tha se nuk e di shqipen dhe se duhet ta mësoj.