Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski takohen nesër në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, p residenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.

Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1.