Beogradi zyrtar sulmoi kryeministri e Shqipërisë Edi Rama dhe e akuzoi për formimin e Shqipërisë se Madhe pas vendimit për t’i vendosur Kosovës në dispozicion portin e Durrësit. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Alekasandër Vulin përdori një deklaratë zyrtare gjuhë vulgare ndaj shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do thirret ambasadori serb për ti dhënë një notë proteste lidhur me deklaratat e Vulin. Sot në konferencen për gazetarët Rama tha se pret ende ndjesën e Vuçiç.
“Unë vazhdoj të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Serbisë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore. E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por atë fatkeqësi ta mbajë për vete dhe Serbinë. Ndërkohë ministria e Jashtme ka vazhduar me procesin.
Ambasadori i Serbisë është thirrur apo do thirret për ti bërë në notë verbale në dijeni se asnjë gojë e shthurrur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e qeverisë apo kryeministrisë. Se për mua këto lloj fatkeqësisë natyrore më stimulojnë dellin.Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj ta mbaj ai dhe të kërkojë ndjesë “