Rama: Thaçi, Veseli e Haradinaj nuk kanë nevojë për mbrojtje publike sepse historinë ata e kanë bërë vetë

Kryeiministri i Shqipërisë Edi Rama në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë ka folur për aktakuzën ndaj Presdentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Rama ndër të tjerash tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj nuk kanë nevojë për mbrojtje publike sepse historinë ata e kanë bërë vetë.

“Përballë historisë asnjë Thaçit, Veselit, Haradinajt e të tjerëve në 21 vjet nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike sepse përtej kësaj tërkuze gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë shtoi se aktakuza është një prelud mediatik që hedh pikëpyetje të rënda mbi luftën e Kosovës.

“Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit. Në fund të ditës ai tekst indinjues që nuk është aktakuza, por një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik, në aspektin e procedurës së një drejtësie të drejtë, një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon.”, tha ndër të tjerash Rama.