Rama: Të rrezikshme kërcënimet e Beogradit, të mos harrojmë se ne jemi në NATO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas dekalratave të ministrit i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq i cili ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut se do të goditen si Ukraina, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare i cilësoi “të rrezikshme dhe të papranueshme” kërcënimet e Beogradit.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkroi Rama në rrjetin social “X”.

Rama ritheskoi faktin se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë në NATO dhe se janë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës sa i përket sigurisë.

“Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkroi Rama.