Rama: Të hënën pa automjete të kursejmë derivate, shqyrtohet opsion për punë nga shtëpia

Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi se të hënën do të jetë “ditë pa automjete për shkak të kursimit të derivateve, e jo në aspekt ekologjik.

Ai e paralajmëlroi edhe opsionin për punë nga shtëpia, si në kohën e karantinës për shkak të pandemisë së Kovid-19, që “është mundësi e mirë për kursim të naftës”.

Rama tha se Qeveria do të mbajë mbledhje dhe do të marrë vendim për opsionin për punë nga shtëpia dhe se tani për ditë jopune e ka shpallur të hënën (21 mars), që do të thotë se bashkohet me të martën kur bektashitë e shënojnë Sulltan Nevruzin, e kjo ditë në Shqipëri është ditë jopune.

Rama rekomandoi që edhe dita e nesërme të jetë pa automobilë, e pse jo edhe dita e martë, “që do të thotë tre ditë pa automobilë dhe kursim të derivateve”.