Rama: “Të gjithë vendet e rajonit do të kyçen në ‘Ballkanin e Hapur'”

Kryeministri Edi Rama tha se është i bindur se të gjithë vendet e rajonit do të bëhen pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”.
Në një ceremoni zhvilluar mbrëmjen e kësja të enjteje për përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, zoti Rama theksoi se veç “Ballkanit të Hapur”, nuk ka kurrfarë rruge tjetër.

“Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe pa diskutim që të gjithë do ta përqafojnë këtë ide hap pas hapi. Pa diskutim që kjo është e ardhmja, nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të hapemi me njëri-tjetrin. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja, sepse sidoqoftë, Ballkanin e Hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë nuk do të kemi rrugë tjetër, në momentin kur do të hyjmë në BE”-tha zolti Rama, raportoi korrepsondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Sipas kryeministrit Rama, askush në Ballkanin Perëndimor nuk e ka luksin që “të lërë ekonominë mënjanë dhe të merret me politikën në plan të parë për arsye interesash partiake të brendshme”.
Kryeministri vërejti se për secilin vend ballkanik, do të ishte kohë e humbur, në përpjekjet për eurointegrimin.
“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, por duhet të nisë me shtjellimin dhe zbatimin e kësaj ideje”-tha ai.

Sipas kryeministrit, duke vepruar me “Ballkanin e Hapur” vendet e rajonit i japin mundësi vetes që të rrisin ekonomitë e tyre.
Ndërkaq, siç vërejti zoti Rama, në këtë mënyrë vendet ballkanike fitojnë kohë “kohë nga e ardhmja”, sepse “Ballkanin e Hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë dhe s’do kemi rrugë tjetër, në momentin kur do të hyjmë në Bashkimn Europian”.

Po ashtu ai theksoi se Shqipëria ka bërë shumë rrugë për anëtarësimin në BE, por dhe se “nuk sheh si arsye që procesi i negociatave të minohet nga Bullgaria”.
Ai tha se “askush nuk ia premton që pas Bullgarisë të dalë ndonjë vend tjetër që të bllokojë procesin”.

“Kujt i shkonte mendja që do të dilte Bullgaria, pasi ne e kishim mendjen, fokusin se si do të përfundonin zgjedhjet në Holandë, e kishim bindjen se sa Holanda të çlirohej nga stresi zgjedhor e vendimi për Shqipërinë, doli Bullgaria, e askush nuk e parashikon dot që nuk del një tjetër. Bullgaria para disa vitesh ishte dakord. Ne na duhet të fokusohemi me të gjitha forcat te vetja, e të bëjmë gjithçka për të përfituar nga kjo dije”, – tha kryeministri Rama.