Rama te Erdogani: Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm
Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në konferencën e madhe të investitorëve të besimit mysliman në Stamboll. Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se koha për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti do të jetë e gjatë pa ndihmën e investitorëve.
“Nuk do të harrojmë ndihmën e dhënë për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë, dhe kurrë nuk do të harrojmë premtimin se do të jeni aty për ne. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë na përballi me pasoja tragjike, përpara jush qëndroj për të kërkuar ndihmë. Mijëra njerëz u solidarizuan për fqinjët e pastrehë. Të rinj e të reja kanë lënë punën për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura, jam falenderues ndaj tyre”, tha Rama.
“Shpreh mirënjohjen më të thellë për reagimin e menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë popullit tim. Nuk do të jem kurrë në gjendje të gjej fjalët që do të përshkruanin se sa shumë rëndësi ka angazhimi juaj personal dhe mobilizimi i njerëzve tuaj që erdhën në Shqipëri me shpejtësi të plotë. Koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë”, u shpreh Rama.
Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja.
Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë.”
Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik. Presidenti premtoi për të ndërtuar menjëherë 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, ndërsa unë kam ardhur këtu t’iu kërkoi të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm.
Dëshiroj që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar, më i madhi, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër të historisë moderne. Ka përkulur dy qytetet më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin. Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat.
Ndërkohë, pas tërmetit të 26 nëntorit, Presidenti turk deklaroi se do t’i ofronte ndihmë Shqipërisë për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ai premtoi ndërtimin e 500 banesave për familjet, të cilave iu prishën shtëpitë nga tërmeti.