Rama takohet me Boris Johnson në Londër, çfarë i thotë kryeministri

Teksa Mbretëria e Bashkuar po luan një rol thelbësor kundër Rusisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të pushtuar Ukrainën, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të fundit me Boris Johnson.

Në një foto të publikuar nga vetë Kryeministri Edi Rama, shihet se ai diçka i komunikon të parit të qeverisë britanike.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e samitit të BERZH-it për investimet në Ballkanin Perëndimor, që po mbahen në Londër, ku deklaroi se “Shqipëria konsiderohet si një parajsë e turizmit dhe investimit në turizëm”. /abcnews.al